TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës po investon në rrjetin vaditës, në sipërfaqet bujqësore, duke mbështetur fermerët gjatë stinës së verës dhe zhvillimin e agrobiznesit.
Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë kanë ndërhyrë për mirëmbajtjen e rreth 12 km linear kanale ujitëse, në tokat bujqësore, në të gjitha njësitë administrative.
“Sigurimi i vaditjes gjatë stinës së verës ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe përfitimin e më shumë të ardhurave ekonomike për fermerët dhe agropërpunuesit”, thekson bashkia Gjirokastër.
Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrjetit vaditës në sipërfaqet bujqësore vijon të jetë një prej prioriteteve të bashkisë Gjirokastër./k.s/j.p/












