Ballina Flash

Grupi arbëresh “Shega” koncert live te “Reja“ në Tiranë

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Grupi arbëresh “Shega” do të promovojë sot albumin e parë në një koncert live te “Reja“ në Tiranë

Pjesëtarët e grupit Arbëresh “Shega” vizituan sot ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku u njohën me veprimtarinë e Agjencisë si një institucion që ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, Sonila Hysi dhe Drejtoresha e Diasporës, Klaudia Hasanllari pritën sot grupin muzikor arbëresh “Shega”.

Drejtoresha Ekzekutive, Hysi theksoi rëndësinë që ka komuniteti shqiptar arbëresh për shtetin shqiptar dhe shprehu mikpritjen e Agjencisë për të gjithë arbëreshët.

Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL- Real Madridi zgjat kontratën e futbollistit Valverde deri në vitin 2027
Artikulli tjetërMirëmbajtja e kabinave, kufizime energjie në disa zona në Tiranë