TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Grupi arbëresh “Shega” do të promovojë sot albumin e parë në një koncert live te “Reja“ në Tiranë
Pjesëtarët e grupit Arbëresh “Shega” vizituan sot ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku u njohën me veprimtarinë e Agjencisë si një institucion që ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën shqiptare.
Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, Sonila Hysi dhe Drejtoresha e Diasporës, Klaudia Hasanllari pritën sot grupin muzikor arbëresh “Shega”.
Drejtoresha Ekzekutive, Hysi theksoi rëndësinë që ka komuniteti shqiptar arbëresh për shtetin shqiptar dhe shprehu mikpritjen e Agjencisë për të gjithë arbëreshët.
Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. /j.p/
