Ballina Lajme nga Vendi

Elbasan, masa për dezinfektimin e pemëve dekorative

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Pemët dekorative në qytetin e Elbasanit prej disa ditësh janë prekur nga një insekt dëmtues i cili është shtuar në masë.

Insekti, jo vetëm dëmton pemët duke shkaktuar deri edhe tharjen e tyre, por mund të shkaktojë shqetësime edhe tek njerëzit, sidomos fëmijët mund të preken nga alergjia e shkaktuar prej tij.

Bashkia e Elbasanit ka marrë masa të menjëhershme duke bërë dezinfektimin e të gjitha pemëve të prekura dhe të zonave rreth tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të mikrobit dhe zhdukjen e tij.

Më i prekur rezulton të jetë rrapi i bardhë, i cili është dëmtuar më shumë, dhe pikërisht aty ka nisur puna fillimisht, punë e cila do të vijojë në të gjithë qytetin.

Bashkia siguron se brenda 3-4 ditëve të gjitha pemët do jenë të dezinfektuara dhe qyteti do të jetë i pastër.

Edhe pse nuk dihet ende shkaku i kësaj situate, bashkia e Elbasanit u kërkon qytetarëve të qetësohen, pasi nuk ka rrezikshmëri dhe puna po vijon me intensitet deri në zhdukjen e tyre. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBELGJIKË – Hajdutët mbyllin peshkopin në tualet dhe vjedhin vepra arti
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA – Ortek homazhesh pas vdekjes së Aretha Franklin