Ballina Flash

Fier, arrestohet një shtetas për zjarrvënie

TIRANË, 21 gusht /ATSH-I.Vata/ Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas në Fier për zjarrvënie dhe një tjetër në Lushnjë për ndërtimin e një objekti pa leje në pronë publike.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Vajkan Fier, pasi në varrezat e fshatit Vajkan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon të gjithë banorët, që në asnjë rast mos të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Po ashtu, edhe në Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 53 vjeç, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje në pronë publike./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElon Musk prezanton robotin humanoid
Artikulli tjetërROMË – UNHCR: Evropa të ndihmojë refugjatët afganë për të shmangur krizën