Ballina Aktualitet

Pampuri: Shtyrja e vitit shkollor, dëshmi e dështimit me mësimin online

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri reagoi sot pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor.

Sipas Pampurit, ky vendim dëshmon se Ministria e Arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar.

“Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe të tjera për nxënësit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor”, tha ajo.

I gjithë ky çorganizim, sipas Pampurit, vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

“Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit”, tha ajo./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBaza e NATO-s në Kuçovë, kongresmeni amerikan Mike Quigley në Tiranë
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, forcohet euroja dhe dollari në fundjavë