Ballina Bota

GREQI – Pjesa më e madhe e zjarreve nën kontroll

ATHINË, 20 gusht /ATSH-ANA/ – Pjesa më e madhe e zjarreve në Vilia, në Atikën Perëndimore, janë nën kontroll.

Që nga mbrëmja e së enjtes, zjarret nuk duket se kërcënojnë më fshatrat përreth dhe situata është përmirësuar shumë.

Gjatë një njoftimi të drejtpërdrejtë nga Qendra e Operacioneve të Brigadës së Zjarrit, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrisochoidis falënderoi veçanërisht ndihmën e huaj, sidomos zjarrfikësit polakë dhe rumunë, në rajonin e Vilias dhe gjetkë.

”Në të gjithë Greqinë, zjarrfikësit po menaxhojnë 94 zjarre”, tha ai.

”Të paktën 55 zjarre të reja shpërthyen në 24 orët e fundit”, shtoi Chrisochoidis./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakViti i ri shkollor nis më 27 shtator, Kushi: Zgjatet periudha e mësimit plotësues
Artikulli tjetërTregu i pensioneve private u rrit me 5.5 % në 6-mujorin e parë