TIRANË 18 gusht /ATSH-I.Vata/ Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dorëzoi dje një çmim vlerësimi për Gledis Nanon, drejtor i antiterrorizmit në Policinë e Shtetit.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e SHBA-së në Tiranë e cila njofton se “çmimi e vlerësoi Nanon për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global”.
Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit. /j.p/












