Ballina Bota

MADRID – Spanja regjistron rekord absolut nxehtësie

MADRID, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Vala e nxehtësisë përvëluese që goditi Spanjën të shtunën theu sot rekordin absolut të temperaturës në këtë vend, me 47,4 gradë Celcius të regjistruar në Montoro, në provincën e Kordobës, sipas agjensisë meteorologjike shtetërore (AEMET).

“Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Spanjë”, tha zëdhënësi i AEMET, Rubén del Campo.

Kjo temperaturë është më e lartë se rekordi i mëparshëm i regjistruar më 13 korrik 2017 në të njëjtin vend.

Sipas AEMET, këto temperatura, shumë mbi normat sezonale, janë për shkak të ardhjes së një mase ajri shumë të nxehtë nga Afrika e Veriut, e kombinuar me ekspozim të fortë diellor./ /ervo

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 4 humbje jete dhe 1096 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërFesta e Birrës, reagon bashkia e Korçës: Të pandjeshëm janë ata që hedhin gurin e ndasive