Ballina Flash

COVID-19 – Testi i ri që e zbulon për një orë

ROMË, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Mund ta gjejë virusin SarsCoV2 në pështymë për një orë, është i lirë, bazohet në teknikën Crispr (”prerja” dhe ”qepja” e ADN-së), mund të bëhet në shtëpi dhe mund të programohet për të identifikuar variantet.

Ky është testi miSHERLOCK i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Mit (teknologjia e Masaçusetsit), Universiteti i Harvardit dhe disa spitale të Bostonit dhe i botuar në revistën ”Science Advances”.

Mjeti i ri diagnostikues ka treguar se mund të dallojë tre variante të ndryshme të koronavirusit (Alfa, Beta dhe Gama) dhe mund të rikonfigurohet shpejt për të zbuluar edhe variante të tjera, siç është Delta.

Rezultatet mund të lexohen përmes një aplikacioni në smartfon dhe pajisja mund të montohet duke përdorur një printer 3D dhe përbërës lehtësisht të disponueshëm, me vlerë rreth 15 euro, të cilat mund të zbresin në tre nëse prodhohen në një shkallë të madhe.

“miSHERLOCK eliminon nevojën për të transportuar mostrat e pacientëve në një laborator të centralizuar dhe thjeshton shumë përgatitjen e mostrës”, komenton Helena de Puig, nga instituti ”Wyss” dhe një nga autoret e hulumtimit.

Studiuesit zgjodhën të kërkojnë virusin në pështymë sepse është mblidhen më lehtë dhe mbajnë grimcat virale për disa ditë pas infektimit./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIGJEUM: Zonat që rrezikojnë nga zjarret në pyje
Artikulli tjetërKuçana për ATSH: Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Majën e Rrunës