Ballina Bota

BERLIN – Gjermania përpjekje për intensifikimin e luftës kundër COVID-19

BERLIN, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Përcaktimi se Gjermania është në një “situatë epidemike me rëndësi kombëtare” duhet të zgjatet përtej 11 shtatorit, ranë dakord ministrat e shëndetësisë së 16 landeve.

Përcaktimi i jep qeverisë federale të drejtën për të zbatuar procedura të veçanta, të tilla si testimi, vaksinimi, mbrojtja e vendit të punës dhe udhëzimet e hyrjes, pa kërkuar miratim nga Bundesrat-i, që përfaqëson qeveritë e landeve në nivelin federal.

“Ne i kërkojmë Bundestag-ut të zgjasë situatën epidemike me rëndësi kombëtare përtej 11 shtatorit”, sipas Klaus Holetschek, ministri bavarez përgjegjës për këtë zonë.

“Kjo është e nevojshme për të zbatuar udhëzimet për parandalimin e infeksionit në lande, nëse bëhet e nevojshme”, shtoi ai.

Bundestagu e zgjati për herë të fundit urgjencën shëndetësore më 11 qershor, pa dhënë një datë përfundimi, që do të thotë se do të përfundonte pas tre muajsh ose më 11 shtator.

Bundestag-u do të duhet të miratojë një zgjatje tjetër./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/8/2021
Artikulli tjetërGREQI – Frikë nga mbërritja e zjarreve në qytete