Ballina Bota

FOKUS – Sanksione të ashpra britanike kundër Lukashenkos

LONDËR, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe i jep një goditje të re Bjellorusisë në frontin e sanksioneve, me rastin e përvjetorit të parë të asaj që ajo i quan “zgjedhje mashtruese”, që rikonfirmuan Aleksander Lukashenkon si president.

”Sanksionet e reja do t’u shtohen atyre të 21 qershorit të kaluar, në marrëveshje me SHBA, BE dhe Kanadanë dhe përfshijnë edhe aspekte financiare dhe ndalesa në mirëmbajtjen e flotës luksoze të avionëve presidencial bjellorus”, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

”Edhe Uashingtoni po përgatitet të vendosë sanksione të mëtejshme në përgjigje të sabotimit të demokracisë dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut nga regjimi i Lukashenkos”, theksoi ai.

Masat e mëparshme perëndimore ishin vendosur më pak se dy muaj më parë, pas arrestimit të gazetarit, Roman Protasevich dhe të së dashurës së tij, Sofia Sapega.

“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të shtypë demokracinë dhe të shkel të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Këto sanksione tregojnë se Britania e Madhe nuk ka ndërmend të pranojë veprime të tilla ose rezultatin e zgjedhjeve mashtruese”, deklaroi Raab./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDekorata “Nderi i Kombit” për xhudistet, D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe trajnerin, Driton Kuka
Artikulli tjetërKosovë, 263 raste të reja me COVID-19