Ballina Flash

Çuçi paralajmëron zjarrvënësit: Do përballeni të gjithë me ligjin

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se “do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre”.

“Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, tha Çuçi.

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Polonia bën një hap pas për reformën në drejtësi
Artikulli tjetërEleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës