Ballina Ekonomi

Skema Kombëtare në mbështetje të zhvillimit të peshkimit

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Qeveria zgjeron mbështetjen e drejtpërdrejtë në mbështetje të sektorit peshkimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se “duke nisur nga janari i vitit që vjen, qeveria do të adresojë një projekt si Skemë Kombëtare, për të ndihmuar peshkimin”.

“Forma e aplikimit në këtë skemë, do të jetë online, ashtu sikurse kryhet për Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë”, theksoi Ekonomi, gjatë firmosjes së kontratave të para me pronarët e anijeve të peshkimit, që u shpallën fitues të Thirrjes së Dytë të granteve të projektit “Fishing Blue”, me mbështetjen e BE, zhvilluar pak ditë më parë në Lezhë.

Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.
Ndërsa investimet të kombinuara më kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë që eksporti i peshkut të shënojë rritje të ndjeshme vitet e fundit.

Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut.

Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2013 u eksportuan 1705 tonë, ndërsa në 2020 8219 tonë.

Në vendin tonë janë 745 anije peshkimi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Presidenti i ri Raisi vë kushte për negociatat bërthamore
Artikulli tjetërShqipëria e para në rajon për numrin e të diplomuarve në IT