TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga lufta ndaj vatrave të zjarrit në vendin tonë në 24 orët e fundit, teksa ka bërë edhe një bilanc të 13 vatrave aktive.
Rama thekson se, përkatësisht vatrat janë në:
Gadishullin e Karaburunit, pa rrezik banesash.
Në Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Në Gjirokastër, vijon zjarri i vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Në vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Vatra në bashkinë Tepelenë është pa rrezik banesash.
Vatra në pyllin e fshatit Shetaj është pa rrezik banesash.
Vatra në bashkinë Durrës, fshati Manskuri është pa rrezik banesash.
Vatra në Dibër, fshati Lukan është pa rrezik banesash.
Vatra në bashkinë Mallakastër është pa rrezik banesash.
Vatra në Elbasan, fshati Shelcan është pa rrezik banesash.
Sa i përket një vatre në Qarkun Berat, është raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar, por zjarri tashmë është fikur.
Ka pasur edhe një riaktivizim të zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas dhe tashmë zjarri është fikur.
/r.e/













