Ballina Bota

FOKUS – Greqia në luftë të pambarimtë me zjarret

ATHINË, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Greqia parashikohet të mbetet në kontrollin e një vale të nxehtë që nuk pritet të tërhiqet gjatë gjithë javës, me temperaturat që do të ngjiten mbi 40 gradë Celsius në të gjithë vendin gjatë ditës dhe do të qëndrojnë atje për orë të tëra, ndërkohë që vazhdon lufta e pambarimtë me zjarret.

Moti i nxehtë është i pranishëm, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me një zjarr të madh në ishullin Rodos që ka detyruar banorët e disa komuniteteve të largohen.

Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë përparime gjatë ditës së kaluar, por një fshat tjetër u detyrua të evakuohej gjatë natës ndërsa flakët u afruan.

”Zjarre më të vegjël kanë shpërthyer edhe përgjatë kufirit greko-turk”, sipas departamentit të zjarrfikësve.

Deri tani nuk ka viktima apo të lënduar.

Autoritetet paralajmëruan se rreziku nga zjarri do të jetë shumë i lartë edhe pas përfundimit të valës së nxehtësisë për shkak të thatësirës së vazhdueshme të vendit, ndërsa erërat e forta kanë potencial për të nxitur flakët.

Në verë, dhe veçanërisht në gusht, erëra të forta të njohura si ”Etesia” ose ”Meltemi” fryjnë përtej Egjeut.

Ndërsa mund të jenë freskuese, ato gjithashtu mund të nxisin me lehtësi zjarret, që pastaj mund të dalin shpejt jashtë kontrollit, siç kanë theksuar parashikuesit e motit në televizionin shtetëror.

Dhjetëra njerëz vdiqën në Greqi në 2007 pas një periudhe të ngjashme thatësire dhe nxehtësie të ndjekur nga erërat.

Meteorologët presin që temperaturat të ulen pak deri në nivelet më të larta rreth 38 gradë  Celsius deri në fundjavë.

Kjo është periudha kur gjithashtu erërat ”Etesia” pritet të fillojnë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Grupi parlamentar Japoni-Shqipëri, urë e madhe midis kombeve tona
Artikulli tjetërCOVID-19 – SHBA arrin objektivin e vaksinimit vendosur nga Biden