Ballina Bota

SPANJË – Zjarret në pyje jashtë kontrollit

MADRID, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Zjarret rreth 100 kilometra në perëndim të Barcelonës kanë shkatërruar 1 100 hektarë pyje dhe tokë bujqësore, tha sot Komisioni i Pyjeve i Katalonjës.

Ekzistojnë shqetësime se era, e cila zakonisht fillon rreth mesditës në rajon, do të ushqejë më tej zjarrin, për shkak të temperaturave të larta, rreth 30 gradë Celsius dhe thatësirës së madhe.

Deri në 5 000 hektarë kërcënohen drejtpërdrejt.

”Ky është zjarri më i madh i vitit në rajonin e dendur të pyjeve të Katalonjës”, shkroi gazeta ”El Periodico”.

Hiri tashmë ka arritur në pjesë të Barcelonës.

Fermerëve në rajon iu kërkua të iknin nga fushat e tyre menjëherë për të krijuar pengesa kundër flakëve në pyje.

Fundjavën e kaluar, një zjarr në veri të Costa Bravas shkatërroi 415 hektarë pyje, në rezervatin natyror ”Cap de Creus”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrevë e kontrollorëve ajrorë në Itali, AAC: Anulohen nesër disa fluturime drejt Romës
Artikulli tjetërPrinci Harry nuk ndalet së shkruari për monarkinë