TIRANË 21 korrik /ATSH-I.Vata/- Komision i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Arben Smaçin, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.
Komision i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Arben Smaçi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.
Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Firdes Shuli pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës.
Prokurori Smaçi u përball me vetingun me 15 korrik për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, ku rezulton se nuk i përmbush sipas ligjit.
Smaçi e ka filluar karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.






















