Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 korrik 2021

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel mbi vendin tonë parashikohet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0 dhe 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/30 re shi / pak diell
Kukës 17/30 re shi / pak diell
Lezhë 20/31 re shi / pak diell
Dibër 17/28 re shi / pak diell
Durrës 20/31 re shi / pak diell
Tiranë 21/31 re shi / pak diell
Elbasan 20/32 re shi / pak diell
Berat 18/32 re shi / pak diell
Vlorë 19/31 re shi / pak diell
Korçë 18/28 re shi / pak diell
Gjirokastër 18/32 re shi / pak diell
Sarandë 20/30 re shi / pak diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTensione të reja në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/7/2021