Ballina Ekonomi

IKMT shemb “Kalin e Trojës” në Elbasan


TIRANË, 14 korrik /ATSH-I.Vata/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit.

IKMT publikoi pamje të aksionit nga prishja e objektit të emërtuar “Kali i Trojës”, i cili ishte  një ndërtim pa leje në Elbasan.

Objekti ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjitha bashkitë e vendit, për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – BM: Të gatshëm për bashkëpunimin me talebanët nëse ata i bashkohen qeverisë
Artikulli tjetërNuk përmbush kriterin profesional/ KPK pezullon nga detyra prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta