Ballina Uncategorized

Prezantohet Keita: Kam besim te Spalleti, ka një projekt të madh

TIRANË, 13 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Inter ka zyrtarizuar blerjen e Keita Balde. Futbollisti një ditë më parë kreu testet mjekësore me skuadrën zikaltër, teksa gjatë orëve të pasdites nënshkroi dhe kontratën që do ta mbaj ët lidhur me Interin për pesë vitet e ardhshme.

Keita mbërrin te Interi nga Monako. Në principatë, senegalezi luajti vetëm një sezon, ndërsa te Interi futbollisti kalon në formë huazimi me të drejtë blerje.  “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në familjen e madhe interiste. Do të jap gjithçka nga vetja për të kënaqur tifozët. Icardi? E njoh që kur ishim bashkë pjesë e akademisë së Barcelonës. Njoh edhe Spallettin, ai më kërkoi me ngulm që të vija këtu. Jam kthyer në Itali për një projekt të rëndësishëm dhe kam shumë dëshirë të luaj në këtë klub të madh. E njoh Serinë A dhe besoj se do të bëj mirë.”

Keita mund të jetë në dispozicion të Spallettit që në ndeshjen e parë të kampionatit, të dielën në “Mapei Stadium”, kundër Sassuolos. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- LAJM/ Njihuni me heroin e Tiranës në këto ditë gushti
Artikulli tjetërPorti i Vlorës mirëpret anijen “Caroly” të Marinës Ushtarake Italiane