TIRANË, 13 korrik /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Durrësit vazhdon investimet në të gjithë territorin e saj për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ka inspektuar sot nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës “Tepelena” në lagjen 14 në njësinë administrative nr. 6, duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve të kësaj zone.
“Rehabilitimi i kësaj rruge si dhe e degëzimit të saj rruga “Univers” me gjatësi në total 920 metra përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, rehabilitimin dhe mbylljen me tuba të kanalit të hapur ngjitur me këtë rrugë, shtrimin me asfalt dhe trotuaret”, tha Sako.
Ajo theksoi se rikonstruksioni i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 1800 banorëve të kësaj zone.
/r.e/





















