Ballina Bota

FOKUS – Ballkani Perëndimor temë e takimit Grupi i Vishegradit-Jansa

LUBJANË, 9 korrik /ATSH-STA/ – Kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit do të vizitojnë sot Slloveninë, ku do të bisedojnë për prioritetet e kryesimit slloven të BE-së, për konferencën për të ardhmen e Europës dhe për Ballkanin Perëndimor.

”Kryeministri slloven, Janez Jansa, i cili do të jetë mikpritësi i kolegëve të tij nga Çekia, Andrej Babis, nga Hungaria Viktor Orban, nga Polonia Mateush Moraviecki dhe Eduarrd Heger nga Sllovakia, deklaroi se Sllovenia prej vitesh bashkëpunon ngushtë me Grupin e Vishegradit dhe ka numër të madh të interesash që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, pozita gjeografike dhe nivele të ngjashme të zhvillimit ekonomik”, sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA.

Duke pasur parasysh atë që Sllovenia për momentin kryeson Këshillin e BE-së, bisedimet me siguri do të lidhen edhe me procedurën sipas nenit 7 të Marrëveshjes për Bashkimin Europian, inicuar kundër Hungarisë dhe Polonisë, të cilën e paralajmëroi këtë javë ministri i Punëve të Jashtme, Anzhe Llogar./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Pfizer do të aplikojë për autorizim për dozën e tretë të vaksinës
Artikulli tjetërMinistri Çuçi pret homologen britanike/ Nënshkruhet marrëveshja e ripranimit