Ballina Bota

SHBA – Dhjetëra viktima pas temperaturave ekstreme në Uashington

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Uashington, njoftoi Departamenti i Shëndetit i shtetit amerikan.

Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.

Departamenti theksoi se ”shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona, sipas këtij departamenti.

Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore.

Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një pjesë e vogël e atyre që vdesin kanë si shkak hiperterminë, thënë ndryshe momenti kur trupi mbinxehet në mënyrë të rrezikshme./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak151 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Pfizer do të aplikojë për autorizim për dozën e tretë të vaksinës