KOPENHAGË, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Stefan Lofven, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Suedisë javën e kaluar, pas humbjes së një vote mosbesimi, është i vendosur ta rimarrë rolin.
Kryetari i parlamentit, Andreas Norlen tha sot në një konferencë shtypi se ka propozuar sërish Lofven për detyrën e kryeministrit dhe se një votim do të mbahet të mërkurën.
Qeveria e pakicës socialdemokrate u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament dy javë më parë, në lidhje me një mosmarrëveshje rreth tregut të qirave të Suedisë me një parti të krahut të majtë.
Lofven kishte një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të thirrur zgjedhje të reja.
Të hënën e kaluar, ai paraqiti dorëheqjen e tij dhe nisi kërkimin për një qeveri të re./ /ervo/












