Ballina Flash

Rekord nxehtësie në Antarktidë

GJENEVË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Rekordi i nxehtësisë në kontinentin e Antarktidës u thye më 6 shkurt 2020 me një temperaturë prej 18,3 gradë Celsius, konfirmoi sot Organizata Botërore Meteorologjike.

“Regjistrimi i miratuar tani u regjistrua në stacionin shkencor argjentinas të Esperanza-s dhe tejkalon atë të regjistruar në të njëjtin vend në Gadishullin Antarktik më 24 mars 2015, kur termometri tregoi 17,5 gradë”, tha OBM.

Gadishulli është pjesë e kontinentit të Antarktidës, që gjithashtu përfshin ishujt përreth.

OBM nuk e ka miratuar një lexim edhe më të lartë të temperaturës të bërë më 9 shkurt të vitit të kaluar, në një stacion automatik brazilian jo shumë larg ishullit Seymour, me 20,75 gradë Celsius.

Për rajonin e Antarktidës, temperatura më e lartë e regjistruar është në 19,8 gradë Celcius më 30 janar 1982, në ishullin Signy./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyrja në Greqi/ MEPJ: Nga sot funksionojnë 24 orë pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës për të gjitha kategoritë e udhëtarëve
Artikulli tjetërForumi i Prespës për Dialog/ Kushi: Politika të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor