Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13-08-2018

ANKARA (Turqi) – Kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov në vizitë në Ankara për të biseduar me homologun turk, në fokus është situata në Siri.

LIZBONË (Portugali) – Grevë e infermierëve portugezë për një rivlerësim të sistemit të pagave.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet me presidentin e Këshillit të Ministrave të Bosnje Herzegovinës.

BERLIN (Gjermani) – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas do të takohet sot me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNFCR), Filippo Grandi për të diskutuar për çështjen migratore dhe situatën në Libi dhe në Siri.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Ish-presidentja Cristina Kirchner do të merret në pyetje nga gjyqtari Bonadio i cili po drejton Dosjet e korrupsionit “Lava Jato argentin”./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Logu i Bjeshkëve”, vajzat e zonës së Kelmendit zhvillojnë konkursin e bukurisë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 13 gusht 2018