Ballina Flash

Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s

PRISHTINË, 1 korrik /ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk pritet të ketë deklarime pas takimit.

Më pas, sekretari i NATO-s pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sekretarin i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron në një vizitë një ditore në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – EMA: Dy doza të vaksinës mbrojnë kundër variantit Delta
Artikulli tjetërDy destinacione të reja nga Egjipti me Rinasin, Sharm el-Sheikh dhe Hurghada