Ballina Bota

GREQI – Vala e të nxehtit arrin kulmin

ATHINË, 1 korrik /ATSH-ANA-AFP/ – Temperaturat në Greqi pritet të rriten në mënyrë të konsiderueshme në Greqi duke arritur në 43-44 gradë Celsius në zonën e saj kontinentale, sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Dje, temperaturat maksimale në pjesën qendrore dhe jugore të vendit arritën mes 39-41 gradë Celsius, ndërkohë që në veri, ato u regjistruar 36-38 gradë Celsius.

Pas 10 ditëve të një vale nxehtësie mbytëse, temperaturat në Greqi pritet të rriten akoma më shumë sot duke arritur deri në 44 gradë Celsius në disa rajone, sipas Observatorit Meteorologjik të Athinës.

Bashkia e Athinës vuri në dispozicion të popullsisë më të varfër, veçanërisht të të pastrehëve, disa salla të përbashkëta me kondicioner.

Akropoli, një prej qendrave turistike më të vizituara në vend, do të mbyllet sot nga ora 13:00-17:00 për shkak të valës të të nxehtit që ka përfshirë kryeqytetin grek./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga sot administrata doganore shton edhe 27 shërbime online
Artikulli tjetërTjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza vaksine, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, jemi në alert nga varianti Delta