Ballina Flash

Zvicra dhuron 4 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca

GJENEVË, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Zvicra do të dhurojë katër milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, që do të sigurohet përmes iniciativës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njoftoi sot qeveria zvicerane.

KB dhe vendet e tjera e filluan skemën COVAX në prill të vitit të kaluar, duke synuar shpërndarjen e vaksinave në mënyrë më të drejtë midis kombeve dhe për të promovuar kërkimin e vaksinave.

Sidoqoftë, vendet më të pasura e kanë penguar procesin duke arritur marrëveshje të ndara me prodhuesit për të siguruar vaksina të mjaftueshme për popullatën e tyre, duke blerë në thelb të gjitha furnizimet e disponueshme.

Deri më tani, COVAX ka shpërndarë shumë më pak doza nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Nisma synon të kapërcejë kufirin prej dy miliardë deri në fund të vitit, një synim ambicioz pasi deri më tani ka dhënë vetëm 89 milionë doza vaksinash./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për sigurinë 4G dhe 5G
Artikulli tjetërAgjenda e Gjelbër për vendet e Ballkanit Perëndimor/ Sesion informues me ish-nxënësit e shkollës së Integrimit Europian