LONDËR, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Ekonomia në Britaninë e Madhe mori një goditje më të madhe sesa mendohej më parë midis janarit dhe marsit, ndërsa bllokimet prej koronavirusit bënë të vetën mbi familjet dhe të ardhurat e tyre.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), u kontraktua me 1,6 % në tremujorin e parë, nga vlerësimi i mëparshëm 1,5%.
Kjo do të thotë që PBB ishte 8,8 % nën nivelet parapandemike në fillim të vitit, nga 8,7 % e vlerësimit fillestar.
ONS tha që familjet ulën shpenzimet e tyre dhe në vend të tyre grumbulluan para në kursime, me normën e kursimit të familjeve që u rrit në 19,9%, nga 16,1% në tre muajt e mëparshëm./ /os/




















