TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në gjithë vendin kanë nisur ditët e hapur të vaksinimit antikovid për qytetarët +18 vjeç.
Procesi do të vijojë dhe nesër ku nga aplikimet që janë kryer deri tani në e-Albania interesi është mjaft i lartë.
Të rinjtë +18 vjeç po kryejnë dozën e parë me vaksinën “Sinovac”.
Mbi 4 mijë qytetarë +18 vjeç kanë aplikuar deri paraditen e djeshme në portalin qeveritar e-Albania, për vaksinimin antikovid.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























