Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë u rrit me 3,6 herë në maj

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në muajin maj 2021 volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.495 mijë tonë-kilometër, duke u rritur 3,6 herë krahasuar me maj 2020, bëri të ditur INSTAT.

Krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 2,7 %.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 12.931 mijë tonë-kilometër, duke u rritur me 28,3 %, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe rritje të ndjeshme ka shënuar edhe volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore.

Sipas INSTAT, në muajin maj 2021 volumi i mallrave të transportuar me ajër është 196,1 tonë, duke u rritur 51,3 % në krahasim me maj 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 13,4 %.

INSTAT bën të ditur se, në 5-mujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajër është 806,4 tonë duke u rritur me 11,9 %, krahasuar me 5-mujorin e parë të 2020. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.