Ballina Aktualitet

Fotoalbumi i javës

TIRANË, 26 qershor /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar një përmbledhje të aktiviteteve të javës përmes një fotoalbumi.

Ditën e sotme, kryeministri Rama ishte në Vlorë ku po ecin me ritme të shpejta punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re spektakolare publike për qytetin, vizitorët e turistët. Po ashtu, dje ai inspektoi punimet e transformimi në brendësi të lagjes Çole, ku po punohet me infrastrukturën rrugore, gjelbërimin dhe fasadat e pallateve, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte të mira për komunitetin.

Po ashtu, kryeministri Rama ishte këtë javë në Qafë Mollë ku ka inspektuar fabrikën e re ultramoderne e përpunimit të ujit “Selita”, një investim i ri 20 milionë euro me teknologjinë më të fundit të liderit botëror gjerman, Krones

Gjithashtu, Rama mori pjesë në samitin e Shkupit, ku dha dhe një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Në fillim të javës, kryeministri Rama inspektoi nga afër godinë e re të Ujësjellës  Kanalizimeve në Kamzë, një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Europian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet kafka e një njeriu prehistorik më i afërt me njerëzit modernë sesa Neandertalët
Artikulli tjetërInvestimi 10 milionë euro për shpërndarjen e peshkut ton/ Denaj: Shqipëria, ndër pikat më të mëdha të Mesdheut