Ballina Flash

COVID-19 – Gjermania përgjysmon shkallën e infektimeve

BERLIN, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan 592 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI), gati gjysma e 1 108 infeksioneve të reja të raportuara një javë më parë.

Kjo shifër është një tregues i mëtejshëm se Gjermania po përjetonte një prirje rënëse në normë e incidencës shtatëditore me vetëm 5,9 infeksione të reja për 100 000 njerëz në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar.

Për krahasim, shkalla e incidencës shtatëditore e ditës së kaluar ishte 6,2 dhe ajo e javës së kaluar ishte 9,3.

Sipas të dhënave, 68 vdekje të reja u regjistruan në Gjermani brenda 24 orëve.

Një javë më parë kishte 99 vdekje.

Që nga fillimi i pandemisë, RKI ka numëruar 3 726 172 infeksione të konfirmuara me koronavirus.

Numri i përgjithshëm aktual ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë infeksione nuk zbulohen. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi në kantinën e verës në Durrës: Adresim me mbështetje efikase për nxitjen e sektorit
Artikulli tjetërItalianët shpresëplotë për hapjen e… diskove!