Ballina Flash

Instagram teston iPhone për postime të sugjeruara

KALIFORNI, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Instagram po teston një tipar të ri në iPhone që do të lejojë postimet e sugjeruara të shfaqen direkt në burimin kryesor të murit.

Deri më tani, përmbajtja e postuar nga njerëz që nuk i ndjek drejtpërdrejt është e dukshme vetëm kur të mbarosh lëvizjen nëpër postimet e miqve të tu.

Me këtë lëvizje, të raportuar nga faqja e internetit 9to5mac, zhvilluesi synon të zgjerojë rrjetin e njohurive në aplikacion, duke e bërë më të lehtë shtimin e marrëdhënieve të reja dhe zbulimin e llogarive afër interesave të tyre.

Sipas burimeve, Instagram do ta testojë këtë tipar të ri për një “numër të vogël përdoruesish” dhe më pas do të vendosë nëse do ta shtrijë atë për të gjithë ose do ta vendos përsëri në sirtar, në varësi të reagimeve të marra.

Në mënyrë që të ofrojë një shërbim të personalizuar dhe në përputhje me pasionet dhe hobet e pajtimtarëve, Instagram duhet të japë mundësinë të tregojë disa preferenca në bazë të të cilave të shohin postimet e sugjeruara, duke përfshirë interesat specifike dhe llojin e llogarisë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunime në rrjet/ Ndërprerje të pjesshme energjie në Pogradec
Artikulli tjetër“Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore”/ Konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave