Ballina Flash

100 vite më parë ”lindi” insulina

KALIFORNI, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Njëqind qirinj për hormonin e insulinës dhe një numër të pallogaritshëm të jetëve të shpëtuara të pacientëve diabetikë që nga viti 1921, viti i zbulimit të hormonit që rregullon sheqerin në gjak.

Me rastin e 100-vjetorit ”Eli Lilly and Company” e cila ka luajtur një rol themelor që nga zbulimi i molekulës, prezantuan sot çmimin ”Leonard”, një çmim për ata që i kanë përkushtuar veten përmirësimit të menaxhimit të diabetit përmes mendimeve dhe qasjeve inovative.

Regjistrimet e konkursit do të pranohen deri më 31 gusht 2021 në Lilly.com/LeonardAward.

Çmimi ”Leonard” është frymëzuar nga jeta e Leonard Thompson, personi i parë me diabet që u trajtua me insulinë në vitin 1922./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikualifikim tërësor i qendrave të kontrollit teknik në Prezë, NSHRAK dhe Shkodër
Artikulli tjetërMendimi politik i së majtës shqiptare/ Deklasifikohen 4475 faqe dokumente