Ballina Bota

GREQI – Një tërmet 5,7 ballë trondit vendin

ATHINË, 22 qershor /ATSH-ANA/ – Një tërmet me madhësi 5,7 ballë të shkallës Rihter tronditi sot ishullin Nisyros në orën 01:14.

”Tërmeti ndodhi 24 kilometra në jugperëndim të Nisyros në Dodekanezë”, sipas Institutit të Gjeodinamikës së Observatorit Kombëtar të Athinës.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) vlerësoi se tërmeti kishte një madhësi prej 5,9 ballë dhe ndodhi në një thellësi të vogël prej rreth dy kilometra.

”Nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze nga tërmeti”, sipas autoriteteve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/6/2021
Artikulli tjetërKANADA – Lehtësohen kufizimet e udhëtimit