TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 141 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Gjatë kontrolleve në operatorët e biznesit ushqimor, sipas AKU-së, janë dhënë 27 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 13 mostra në monitorim të produkteve ushqimore, njofton AKU.
/r.e/












