Ballina Flash

Pse grabitjet e… konvertuesve katalitikë janë dyfishuar?

LONDËR, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Kërkimet tregojnë se vjedhjet e konvertuesve katalitikë janë rritur më shumë se 100% brenda një viti në Britaninë e Madhe.

Të dhënat nga policia në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut tregojnë se incidentet e vjedhjeve u rritën 104% midis 2019 dhe 2020.

Ato janë bërë një shënjestër sepse janë disa prej metaleve të rralla që gjenden në pajisjet e kontrollit të shkarkimeve të gazrave të automjeteve.

Studimi zbuloi se kulmi më i lartë i rasteve ndodhi në Uellsin e Veriut duke u rritur nga nëntë në 2019 në 46 në 2020, një rritje prej 411%.

Automjetet e vjetra hibride me benzinë-elektrike janë në shënjestër më shumë se llojet e tjera sepse sistemi hibrid do të thotë që katalizatori ka një ngarkesë më të ulët të punës, që do të thotë se është në gjendje më të mirë.

”Toyota Prius” dhe ”Auris” dhe modelet hibride ”Honda Jazz” janë veçanërisht në rrezik të këtij krimi për shkak të përqendrimit të tyre të lartë të metaleve të çmuara. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria vendos veten si prodhuese e rëndësishme e energjisë së rinovueshme në Europë
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA: Të gatshëm të takohemi me koreano-veriorët kudo dhe kurdo