Ballina Flash

Arbitër argjentinas në EURO 2020?

BUKURESHT, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Argjentinasi Fernando Andres Rapallini është arbitri i parë joeuropian që arbitron një ndeshje në kampionatet europiane.

Rapallini do të gjykojë ndeshjen e Grupit C midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, që luhet sot në Bukuresht.

Kjo masë është pjesë e një programi shkëmbimi të arbitrave midis UEFA-s dhe CONMEBOL të Amerikës së Jugut.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, edhe gjyqtari spanjoll Jesus Gil Manzano është në Copa America që po zhvillohet në Brazil./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Asnjë pacient i ri prej disa ditësh”/ Çomo: Vaksinimi, armë e fuqishme për minimizimin e rasteve me COVID-19
Artikulli tjetërTë moshuarit preferojnë shoqërinë e robotëve humanoidë