Ballina Flash

Të moshuarit preferojnë shoqërinë e robotëve humanoidë

SINGAPOR, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Të moshuarit preferojnë robotët, sipas një  eksperimenti në të cilin roboti humanoid Nadine argëtoi një grup të moshuarish në një shtëpi pensioni duke luajtur bingo me ta.

I krijuar nga Universiteti i Teknologjisë ”Nayang” në Singapor, kjo makineri mund të jetë një mjet i rëndësishëm ndihme për të moshuarit si dhe një shoqërues në kohën e lirë.

“Gjithnjë e më shumë robotë humanoidë më të përparuar, si në këtë rast, po dëshmojnë se janë një zgjidhje e shkëlqyer për të integruar ndihmën aktuale, shërbimet e mbështetjes dhe monitorimit për të moshuarit ose njerëzit me defektet motorike ose njohëse”, deklaroi Filippo Cavallo, i Institutit të Biorobotikës në Universitetin e Firences.

Roboti ishte përgjegjës për thirrjen e numrave dhe zgjidhjen e çdo kërkese nga pjesëmarrësit.

Të gjitha sesionet u filmuan për të monitoruar shprehjet e fytyrës dhe gjestet e pjesëmarrësve për të vlerësuar nivelin e vëmendjes dhe të gjithë parametrat e dobishëm për të përcaktuar përfshirjen./   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArbitër argjentinas në EURO 2020?
Artikulli tjetërShpërdorim detyre/ GJKKO, 1 vit burg për ish-kryebashkiaken e LSI-së në Gjirokastër, Zamira Rami