LONDËR, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria britanike përshëndeti njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për sanksionet që SHBA-ja synon të vendosë ndaj Moskës për rastin e helmimit në Salisbury të Anglisë të ish-spiunit rus, Serghiei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, theksoi në një komunikatë Ministria e Jashtme.
“Reagimi i fuqishëm ndërkombëtar ndaj përdorimit të një arme kimike në rrugët e Salisburyt i dërgon një mesazh të qartë pa ekuivok Rusisë. Sjellja e saj provokative dhe e pamatur nuk do të mbetet e pakontestueshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.
Sipas analistëve, të cituar nga media, iniciativa e papritur e SHBA-së mund të jetë një mënyrë, dakorduar me Londrën, për të bërë presion kundër Kremlinit në kuadër të ekstradimit të njoftuar nga autoritetet britanike për dy të dyshuarit rusë.
Qeveria e Tereza May-it ka akuzuar shtetin rus si origjina e sulmit, gjë që Moska gjithmonë ka mohuar kategorikisht. /os/























