Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor/ Sezoni veror forcon pozitat e lekut

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Mesi i muajit qershor, përkon me gjallërimin e sezonit turistik, që ka sjellë forcimin e pozitave të lekut kundrejt monedhave të huaja në tregun e brendshëm të këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën dollari amerikan u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me 0,01 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 101,36 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 122,92 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u nënçmua me 0,30 lekë dhe këmbehet me 142,69 lekë.

Franga zvicerane zbriti me 0.30 lekë dhe këmbehet në kuotën e 112,85 lekëve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.38 -0.08
Euro EUR 122.92 -0.01
Poundi Britanik GBP 142.69 -0.30
Franga Zvicerane CHF 112.85 -0.07
Jeni Japonez (100) JPY 92.05 -0.51
Dollari Australian AUD 77.92 -0.36
Dollari Kanadez CAD 83.28 -0.17
Korona Suedeze SEK 12.20 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.19 -0.02
Korona Daneze DKK 16.53 -0.01
SDR SDR 145.95 -0.36
Ari(OZ 1) XAU 189010.84 +294.23
Argjend(OZ 1) XAG 2802.63 -13.47
Juani Kinez (onshore) CNY 15.84 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.83 +0.01
Lira Turke TRY 11.84 -0.33

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten shkëmbimet tregtare me Kroacinë/ INSTAT: Llogariten mbi 3.1 miliardë lekë
Artikulli tjetërFOKUS – Teste revolucionare antitrupash për zbulimin e varianteve