Ballina Ekonomi

Siguria e produkteve/ ISHMT 29 inspektime në terren

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) vijon punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Përgjatë kësaj jave janë realizuar 29 inspektime në subjekte që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve joushqimore, ushqimore dhe shërbimeve të ndryshme.
ISHMT thekson se janë kryer 6 inspektime për sigurinë e produkteve elektrike, 11 inspektime për të drejtat e pronësisë intelektuale, 14 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim, 8 inspektime për instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar dhe 30 monitorime për lodra dhe artikuj për fëmijë.
Në fokus së punës së ISHMT është garantimi i sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, gjithashtu vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje fermerëve në Fier, rehabilitohen kanalet kulluese
Artikulli tjetërBM – PBB në rritje të konsiderueshme pas lehtësimit të kufizimeve