UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Kreu i Amazon dhe themeluesi i kompanisë hapësinore Blue Origin, Jeff Bezos, do t’i bashkohet udhëtimit të parë turistik në hapësirë të kapsulës New Shepard me vëllain e tij Mark dhe fituesi i i një ankandi për biletën e tretë.
“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj këtë udhëtim me vëllanë tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”, shkroi miliarderi në një postim në llogarinë e tij në Instagram./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















