TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon të forcojë sistemin e mbrojtjes së Pronësisë Industriale brenda territorit shqiptar nëpërmjet njohjes, regjistrimit dhe promovimit të markave mbi bazën e të drejtave që burojnë nga regjistrimi i tyre, duke garantuar një nivel mbrojtjeje të njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bën të ditur se, “falë bashkëpunimit me Zyrën Europiane të Pronësisë Intelektuale, tashmë Shqipëria është Pronësia pjesë e DESSIGNClass, që ndihmon në procesin e aplikimit për një dizenjo industriale”
“Me njohjen e gjuhës shqipe bëhet i mundur kontrolli dhe përkthimi i kushteve të produkteve të Pronësisë Industriale”, shprehet Denaj, teksa thekson se “në këtë mënyrë vijojmë të përafrojmë legjislacionin dhe praktikat më të mira”.
Referuar statistikave zyrtare, për periudhën janar-qershor 2020 janë depozituar 977 kërkesa në lidhje me objektet e Pronësisë Industriale. Numri më i madh i aplikimeve për regjistrim të markave kombëtare është nga biznesi vendas me 778 aplikime nga subjekte shqiptare, nga 1157 aplikime në tërësi.
Ndërgjegjësimi i subjekteve vendase dhe informimi lidhur me rëndësinë e regjistrimit të patentave, modeleve, markave tregtare dhe të shërbimit, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë etj, mbetet shumë i rëndësishme për zhvillimin e një tregu të shëndetshëm. /j.p/r.e/





















