Ballina Bota

FOKUS – OECD: Ekonomia botërore postpandemike do të rritet 6%

DUBLIN, 31 maj /ATSH-DPA/ – Ekonomia globale mund të rritet me gati 6%” këtë vit, deklaroi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), duke paralajmëruar se rikuperimi nga humbjet e lidhura me pandeminë do të jetë “shumë i vogël”.

”Rritja do të drejtohet nga tre fuqitë kryesore ekonomike të botës, me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kinës (PBB) të vendosur të zgjerohet me më shumë se 8%”, theksoi OECD.

SHBA regjistruan një rritje të PBB-së me gati 7%, ndërsa Bashkimi Europian regjistroi 4,25% rritje më të lartë se ajo e regjistruar zakonisht.

Por, ndërsa kthimi i pritshëm i këtij viti do të ishte një rritje mbresëlënëse pas tkurrjes 3,5% në 2020″, standardet e jetesës nuk ka gjasa të kthehen në nivelin e prepandemisë deri në fund të vitit të ardhshëm.

OECD vuri në dukje se kufijtë e lidhur me pandeminë e kanë bërë më të vështirë vlerësimin e PBB-së dhe mund të ketë ulur krahasueshmërinë e performancës ekonomike në të gjithë vendet.

OECD tha se është “shumë inkurajuese” që disa qeveri kanë ofruar mbështetje “të pashembullt” për bizneset e detyruara të mbyllen për shkak të kufizimeve të pandemisë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Do t’i them Putinit se nuk do ta lejoj të shkelë të drejtat e njeriut
Artikulli tjetërRaporti i kredive me probleme për bizneset në nivelet më të ulëta të një dekade