Ballina Flash

FOTOGALERI/ Parada e makinave Retro mbi “qilimin” e Shirokës

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Parada e mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar u ndal sot në Shirokë të Shkodrës, në veri të vendit.

Kryeministri Edi Rama solli sot një album me foto nga ky aktivitet i organizuar nga RETRO Albania dhe Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

“Retro mbi “qilimin” e Shirokës”- u shpreh Rama, teksa ndau foto nga ky event, që po zhvillohet në Shirokë, 6 km nga Shkodra, e kthyer tashmë në një qendër turistike pas ndërhyrjes së projektit Rilindja Urbane.

Falë këtij investimi, Shiroka është kthyer në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit. Ndërsa parada e mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar, është një vlerë e shtuar për sezonin turistik në këtë zonë, me bukuri të veçantë natyrore e hapësirë e rikonstruktuar e sheshit në 20.000 m2, të shtruar me ornamente e motive tradicionale.

Retro, tashmë në vetvete po konsiderohet një spektakël me vlera ekonomike, sociale e kulturore. Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitetet e këtij lloji janë një manifestim i së bukurës mbi katër rrota. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNesër vijnë 11,700 doza vaksinash Pfizer/ Rama: Vijojmë pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit antikovid
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 31 maj 2021