Ballina Bota

SHBA – Biden: Të shqetësuar nga rritja e sulmeve antisemite në vend

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-AA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se janë të shqetësuar nga rritja e sulmeve antisemite në vend dhe se këto lloj sulmesh janë të papranueshme.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Biden tërhoqi vëmendjen ndaj sulmeve antisemite që janë në rritje në SHBA.

Duke bërë të ditur se sulmet në rritje në javët e fundit janë “të papranueshme” dhe “në kundërshtim me vlerat amerikane, Biden tha se nuk do të lejojnë që asnjë amerikan të kërcënohet për shkak të vlerave të fesë dhe besimit të tij.

“Nuk do të lejojmë që asnjë amerikan të kërcënohet për shkak të vlerave të fesë dhe besimit të tiij”, theksoi Biden.

Bashkë me procesin e sulmeve izraelite ndaj palestinezëve, në mediat amerikane ishte njoftuar për rritje të sulmeve dhe kërcënimeve kundër hebrenjve në disa rajone të SHBA-së./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Kufizime për shkak të rishfaqjes së rasteve me COVID-19
Artikulli tjetërFOTOGALERI/Shkodra Retro e bukur si qëmoti